Moti në shqipëri

Moti në shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të depërtimit të Anticiklonit të Azoreve shoqëruar me masa ajrore të thata dhe të ngrohta.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe alternime vranësirash kryesisht të mesme dhe të larta transparente, gjatë orëve të mesditës e pasdites.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim veriperëndim-juglindje, me shpejtësi mesatare 5 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore hera-herës era do të fitojë shpejtësi 7 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

 Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 16/30 Diell pak re
Kukës 10/27 Diell pak re
Lezhë 16/30 Diell pak re
Dibër 9/26 Diell pak re
Durrës 15/30 Diell pak re
Tiranë 16/30 Diell pak re
Elbasan 15/31 Diell pak re
Berat 14/31 Diell pak re
Vlorë 16/30 Diell pak re
Korçë 9/25 Diell pak re
Gjirokastër 9/29 Diell pak re
Sarandë 15/30 Diell pak re
Share This