Moti në Shqipëri

Moti në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e premte do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në zonën lindore të vendit përgjatë relieveve kodrinore-malore nga ku dhe do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut, me shpejtësi mesatare 2-8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore hera-herës era do të fitojë shpejtësi 8-16 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 12/24 Diell re
Kukës 8/20 Diell re
Lezhë 14/24 Diell re
Dibër 8/21 Diell re
Durrës 13/26 Diell re
Tiranë 14/26 Diell re
Elbasan 12/27 Diell re
Berat 11/28 Diell re
Vlorë 14/26 Diell re shi
Korçë 8/18 Diell re shi
Gjirokastër 9/25 Diell re
Sarandë 12/26 Diell re shi
Share This