Moti në Kosovë, kryesisht me diell

Moti në Kosovë, kryesisht me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për periudhën nga 31 dhjetori 2024 deri më 3 janar 2025.

Sipas raportit, moti do të jetë kryesisht me diell, por do të ketë vranësira të pakta, veçanërisht në relievin malor. Gjatë mëngjesit, priten ngrica dhe kushte për mjegull.

Sipas IHMK, sot moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta.

Temperaturat do të jenë nga -6°C deri -3°C për minimalen dhe nga 2°C deri 6°C për maksimalen.

Të mërkurën pritet mot kryesisht me diell, por me ngrica dhe mjegull në mëngjes. Temperaturat do të jenë nga -7°C deri -4°C për minimalen dhe 4°C deri 7°C për maksimalen.

Edhe të enjten moti do të jetë me ngrica dhe mjegull.

Ndërsa të premten priten vranësira të dendura dhe mundësi për reshje bore pasdite. Temperaturat do të jenë ndërmjet -5°C dhe -2°C për minimalen dhe 3°C deri 6°C për maksimalen.

Për shkak të ndezjes së fishekzjarreve në natën e 31 dhjetorit, IHMK ka theksuar se cilësia e ajrit mund të përkeqësohet.

Bazuar në temperatura, po ashtu instituti apelon përdoruesit e rrugëve të jenë të kujdesshëm për shkak të kushteve të ngricave dhe mjegullës, veçanërisht në mëngjes.

Share This