Moti me diell, maksimalja sot deri në 32 gradë
Në vendin tonë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimet të ndryshme , me shpejtësi 1-3m/s”.