
Moti i vranët e me periudha të shkurtra me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se moti sot do të jetë i vranët dhe me periudha të shkurtra me diell.
“Vranësirat vende-vende mund te sjellin riga te dobeta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2°C deri 0°C, ndërsa maksimalet nga 5°C deri në 8°C. Do të fryjë erë e lehtë nga veriperndimi me shpejtësi 1-5 m/s”, njofton IHMK.