Moti gjatë javës së ardhshme, i ftohtë dhe me mjegull
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme, Kosova do të përballet me mot të ftohtë, me temperatura të ulëta, veçanërisht gjatë orëve të mëngjesit. Priten kushte të ngricave dhe mjegullës në shumë zona, duke shkaktuar vështirësi në lëvizje.
“Moti do të jetë më i ftohtë në orët e mëngjesit, me mundësi për ngricë dhe mjegullë në disa rajone. Ndërkohë, gjatë mesditës priten temperatura pozitive, por ndjesia e të ftohtit do të mbetet për shkak të erës së fortë nga veriu dhe veriperëndimi, e cila do të mbizotërojë gjatë gjithë javës,” thuhet në njoftimin e HMK-së.
Për shkak të mjegullës, qytetarët këshillohen të shmangin udhëtimet e panevojshme, sidomos në orët e para të ditës dhe në mbrëmje, pasi cilësia e ajrit mund të jetë më e dobët.
IHMK potencon se drejtuesit e automjeteve duhet të jenë të kujdesshëm, sidomos në rrugë të lagështa, pasi mund të krijohen shtresa akulli që e bëjnë qarkullimin të rrezikshëm.
Sipas IHMK, gjatë javës nuk pritet reshje të mëdha shiu apo dëbore.
Parashikimi i ditëve të javës:
E hëna do të jetë e vranët, me mundësi për shira të lehtë në disa zona. Temperatura minimale do të jetë mes -1°C dhe 0°C, ndërsa maksimalet pritet të luhaten nga 3°C deri në 6°C.
E martë do të shënojë një rënie të mëtejshme të temperaturave, me minimumet që do të bien mes -5°C dhe -6°C.
E mërkura dhe e enjtja do të sjellin kushte të ngjashme moti, me temperatura të ulëta dhe rrezik për ngrica, ndërsa e premtja do të ketë periudha të shkurtra me diell, por mot i vranët do të mbizotërojë përgjithësisht.
Në përgjithësi, temperatura minimale do të variojë nga -5°C deri në -3°C, ndërsa maksimumet do të shkojnë nga 4°C deri në 7°C. Erëra të lehta nga veriperëndimi do të shoqërojnë këto kushte, me shpejtësi deri në 5 m/s.