Moti gjatë javës do të jetë i paqëndrueshëm

Moti gjatë javës do të jetë i paqëndrueshëm

Moti gjatë kësaj jave parashihet të jetë e paqëndrueshme, me diell, e vranët dhe reshje shiu. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se minimalja do të jetë 2 gradë Celsius, kurse maksimalja 20 gradë Celsius.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot në Kosovë sot moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende do të shoqërohen me riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 deri 7gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-7m/s.

Kurse të marten do të ketë mot me diell dhe vranësira të shperndara. Vranësirat mund te sjellin riga shiu , kryesisht në disa zona të kufizuara .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 deri 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

Ndërsa të merkurën moti do të jetë me diell dhe vranesira të shperndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

Të enjten moti do të jetë me diell dhe pjesëisht i vranët.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit e lehtë deri mesatare.

E të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 deri 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit me shpejtësi 1-7m/s.

Share This