Mot me diell e me vranësira në zonat malore
Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, parashihen vraësira rreth relievit malor.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsis, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit me shpejtësi 1-2m/s
Në mëngjes, parashihet të paraqitet fenomeni i brymës, si pasojë e rënies së temperaturave minimale dhe kthjellimeve në Troposferë.