Mot kryesisht i qëndrueshëm gjatë kësaj jave
Fillimi i javës parashihet të jetë me mot kryesisht të qëndrueshëm, ndërsa nga e premtja do të ketë përkeqësim të motit, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Siaps Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot parashihet që moti të jetë me diell e vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin mes minus 7 dhe minus 4 gradë celsius, e minimalet mes 4-7 gradë.
Të martën moti do të jetë i vranët e me intervale me diell.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -3gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme”, ka njoftuar IHMK-ja.
Ndërsa, të mërkurën parashihet po ashtu mot i vranët e me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin mes minus 4 dhe minus 1 gradë celsius, dhe maksimalet mes 7-10 gradë.
Kurse, të enjten parashihet mot me diell e pjesërisht i vranët, ndërsa të premten parashihet përkeqësim i motit.
Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar. Në viset e larta parashihet borë.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6- 10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë”, ka njoftuar IHMK.
Të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar dhe lokalisht të intensitetit të lartë. Në viset e larta rigat e shiut parashihen të shoqërohen me reshje bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6- 10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë.