“Mos luaj me ndjenjat tona…”, çfarë po ndodh mes Luizit dhe fansave
Një ndër lajmet më të komentuara së fundmi ka qënë se Luizi dhe Kiara do bëhen prindër.
Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother”, Luizi ka shprehur se dëshiron të bëhet babai i disa fëmijëve dhe kjo gjë ka bërë që shpesh herë fansat të dyshojnë që Kiara mund të jetë në pritje të ëmbël.
Pas një postimi të bërë disa javë më parë, ku Luizi ka publikuar një foto teksa mbante në krahë një foshnje dhe është shprehur që po bën prova, rrjeti “mori flakë”, dhe fansat ishin tepër të gëzuar që dyshja mund të bëhet prindër së shpejti.
Por Luizi nuk është ndalur me kaq pasi ditën e sotme, këngëtari ka trazuar sërish rrjetin, duke publikuar një foto, që ka shtuar dyshimet për një shtatzani të mundshme të Kiarës.
Ai ka publikuar një varëse çelësash tepër të veçantë dhe është pikërisht një bebe që mban në çelësat e tij.
“Tani nuk mund të më humbasin më çelësat”, shkruan artisti bashkangjitur fotos.
Kaq është dashur që publiku të vijojë sërish me komente të shumta, ku disa prej tyre shprehen se ky postim i ka futur sërish në mendime.
“Ky po luan me ndjenjat tona”, shkruan një komentuese. “O Luiz, edhe ditën e dielë na fute në mendime”, shkruan një tjetër.
Asgjë nuk është konfirmuar ende, por me bindje mund të themi që Luizi po trazon rrjetin dhe po “torturon” fansat me këto postime.