Mori famë nga reality-show, Alba nuk mban më: Thonë që kam qenë me gjysmën e Real Madrid, mund të kisha bërë një mijë gjëra me ta (FOTO)
Alba Kasijas, kushërira e ish-portierit të njohur, Iker Kasijas, ka vendosur t’u përgjigjet të gjithë zërave që shohin modelen e njohur spanjolle që ka marrë pjesë në disa reality-show si të lidhur me futbollistë.
Vazhdimisht në mediat rozë spanjolle kanë qarkulluar lajme për historitë e saj me lojtarë, por ajo këtë herë ka vendosur të tregojë se nuk është i vërtetë asnjë aludim i tillë, nëpërmjet në videoje në rrjetet sociale.
“Lidhje, lidhje, lidhje. E vërteta është që lidhjet unë e quaj diçka që zgjat një vit, jo disa muaj dhe me të famshëm. Edhe pse njerëzit mendojnë se kam shkuar me gjysmën e Real Madrid, është e vërtetë që më kanë shkruar, por mua një futbollist më duket njëlloj si një top, e mbaj dhe e flak tutje, më duket e njëjta gjë.
Është e vërtetë që mund të kisha bërë një mijë gjëra me gjithë këta njerëz, por ata, me gjithë respektin, vënë bast për mua, sepse janë njerëz që të shohin si një biftek. I dashur, unë nuk jam një biftek, jam një Joselito (markë e famshme biftekësh), ndaj jo. Përtej kësaj, eh bëjnë për t’ua treguar shokëve të tyre. Këto gjëra nuk më pëlqejnë”, ishin fjalët e Alba Kasijas.