Moratti sulmon Juventusin: Tani do kishim 25 tituj
58 vite pas yllit të parë të fituar nga “Inter i madh” i Helenio Herreras me Angelo Morattin si president, festa zikaltër për yllin e dytë shpërtheu natën në rrugët e Milanos pas triumfit në debin kundër Milanit.
Mes atyre që festojnë nuk mund të mungonte Massimo Moratti, presidenti më i suksesshëm në historinë e zikaltërve me 17 trofe, përfshirë 5 kampionate dhe një Champions League.
Megjithatë, ka nga ata që theksojnë se kampionatet e Interit janë në fakt 19 –të për shkak të atij të vitit 2006 që u dha në tavolinë:
“Pa gjithë ato që dimë ne do të kishim tashmë në 25 tituj – përgjigjet Moratti gjatë një interviste për La Gazzetta dello Sport. –
Ylli i parë erdhi në një kohë të fitoreve të mëdha, ngritja e trofeve ishte një zakon, por ka cikle dhe fitimi i dhjetë kampionateve nuk është i lehtë nëse Juventusi nuk do të kishte qenë atje, ne do të kishim mbërritur herët.