Morata tregon pse e ka refuzuar ofertën e majme nga Arabia Saudite

Morata tregon pse e ka refuzuar ofertën e majme nga Arabia Saudite

Sulmuesi i Atletico Madridit, në një intervistë për “Onda Cero”, ka folur për mundësinë e transferimit në Arabinë Saudite.

Ylli spanjoll thotë se nuk e ka menduar transferimin në tokën arabe dhe se nuk dëshiron ta sheh Atletico Madridin nga larg.

“Nuk kam menduar për Arabinë. Kishte shumë para, por jo 50 milionë euro siç është thënë. Nuk doja ta shihja Atleticon nga larg”, ka thënë Morata.

Sipas tij, transferimi në Arabinë Saudite, mund t’i kushtojë me humbjen e vendit në ekipin kombëtare të Spanjës.

“Transferimi në Arabinë Saudite mund të më kushtojë me humbjen e vendit në kombëtare dhe do të ishte diçka për të cilën do të isha penduar”, ka theksuar spanjolli.

Ai ka shtuar se ndihet i lumtur me skuadrën e Diego Simeones.

Share This