Morata: Milani është një nga klubet më të mëdha në botë

Morata: Milani është një nga klubet më të mëdha në botë

Sulmuesi spanjoll Alvaro Morata është shprehur i lumtur që është transferuar tek AC Milan.

Reprezentuesi i Spanjës pak ditë më parë iu bashkua ‘Rossonerëve’ nga Atletico Madrid.

Morata thotë se e ka kuptuar se Milani është një tjetër klub. Sipas tij, skuadra italiane është një nga klubet më të mëdha në planet.

“Që në momentin që firmosa me këtë klub, kuptova se ishte ndryshe”, ka thënë Morata.

“Të gjithë flasin për Milanin si një nga klubet më të mëdha në botë”, ka theksuar sulmuesi spanjoll, i cili më parë ka bërë karrierë edhe te Juventusi, një tjetër klub italian.

Share This