Montella: Yldiz është një nga më të mirët që kam parë, shpresoj t’i afrohet Del Pieros
Trajneri i njohur, Vincenzo Montella në një intervistë për Sky Sport, ka folur për talentin e bardhezinjve Kenan Yldiz, duke e cilësuar si një nga më të mirët që ka parë.
“Kisha mbledhur shumë informacione për Yidiz përpara se ta thërrisja në ekipin kombëtar, e kisha parë në ekipin e Juves U-23, isha kurioz ta shihja. Më goditi që në momentin e parë, e futa në fushë menjëherë kundër Kroacisë: ishte i guximshëm, jo arrogant, më pëlqeu menjëherë qëndrimi i tij.
E testova në një miqësore kundër Gjermanisë dhe ai u përgjigj si një lojtar i madh. Tani atij i duhet hapi i fundit për t’u bërë kampion; varet nga ai dhe rruga që do të marrë. Në kontrollin e parë të topit ai është ndër më të mirët që kam parë, ai duhet të menaxhojë momentet e ndeshjes.
Shpresoj që ai të mund t’i afrohet asaj që Alex ka bërë në karrierën e tij. Sinqerisht, për mua është shumë herët për të bërë”, deklaroi Montella.