Montella pas fitores së Turqisë: Ishte një mbrëmje e mrekullueshme

Montella pas fitores së Turqisë: Ishte një mbrëmje e mrekullueshme

Trajneri i italian i Turqisë, Vincenzo Montella është shprehur i ngazëllyer me fitoren kundër Kroacisë.

Tekniku italian në mënyrën më të mirë të mundshme e ka nisur aventurën në krye të Turqisë, skuadër kjo që pas fitores ndaj kroatëve marrin kreun e tabelës.

“Është një fillim i shkëlqyer për mua. Lojtarët dhanë gjithçka, ata lanë gjithçka në fushë dhe dua të përgëzoj të gjithë futbollistët e ekipit tonë”, ka thënë Montella.

“Ishte një mbrëmje e mrekullueshme, luajtëm me krenari ndaj një kundërshtari vërtet të fortë, të mos harrojmë se kjo ishte humbja e parë e Kroacisë në shtëpi në kualifikueset evropiane”, ka theksuar ai.

Montella ka shtuar se “e ardhmja e futbollit turk është e ndritshme”.

Share This