Montella favorit për stolin e Manchester Unitedit
Një klub i madh i futbollit evropian ka kthyer vëmendjen nga Vincenzo Montella.
Nga koha kur ish-trajneri i Fiorentinas dhe Milanit, zuri vendin e tij në stolin e kombëtares turke, ka arritur disa suksese dhe ka thyer rekorde.
Demonstrimi i fundit erdhi nga ecuria e Turqisë në Kampionatin Evropian (Euro 2024), ku jo vetëm kapërceu fazën e grupeve kundër Gjeorgjisë, Portugalisë dhe Republikës Çeke, por eliminoi edhe Austrinë në raundin pasardhës dhe u eliminua nga Holanda në çerekfinale.
Montella ishte trajneri i parë i huaj që kualifikoi për herë të parë kombëtaren në një turne kaq të rëndësishëm, duke arritur një rezultat final (çerekfinale) me 3 fitore në 5 ndeshjet e zhvilluara, që ishte më se i jashtëzakonshëm. Edhe këtu një rekord absolut.
Sipas “A Spor”, Manchester United ka vënë në shënjestër Vincenzo Montellën. Nuk duket thjesht një interesim kalimtar, madje thuhet klubi anglez tashmë është takuar një herë me trajnerin.
Mediet turk sqarojnë se trajneri aktual i Turqisë do të ishte emri i parë në krye të listës së preferencave në rast se do të largohet Erik ten Hag.
Në fakt, trajneri holandez po përballet me një periudhë të errët te United duke pasur parasysh situatën e vështirë në renditje (vetëm 8 pikë në 7 ndeshje), me zonën e rënies vetëm 5 pikë larg.