Momenti kur Ilir Meta dërgohet për në qeli, bën shqiponjën brenda furgonit të policisë
Ky është momenti kur Ilir Meta lë ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe transferohet drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza”,
Në momentin që furgoni po dilte nga ambientet e Policisë, mbështetës të Metës të cilët ishin mbledhur jashtë, filluan ta godisnin automjetin e policisë.
Siç shihet në foto brenda furgonit të policisë rrugës për në qeli ai bëri shqiponjën.