Moment i artë për sulmuesin kuqezi, Manaj shënon sërish në Turqi
Po kalon një moment të artë në karrierë, Rei Manaj po shkëlqen me fanellën e Sivasporit në elitën e futbollit turk, ku po shënon gola me peshë javë pas jave.
Manaj ka shënuar 2 gola brenda pak minutash në ndeshjen e radhës në kampionat.
Sulmuesi shqiptar ka shënuar golin e avantazhit në sfidën që skuadra e tij po luan kundër Gaziantepit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të Superligës turke.
Manaj zhbllokoi sfidën, duke realizuar nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 8-të. Pak minuta më vonë sulmuesi shënoi sërish nga pika e bardhë, duke çuar në 2-0 rezultatin për Sivaspor.
Shkon në dhjetë numri i golave për sulmuesin kuqezi në kampionat, në 17 takime të luajtura këtë sezon.