Molliqaj: Dialogu, pika më e dobët e Albin Kurtit dhe draftet më të këqija
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se pika më e dobët për kryeministrin Albin Kurti është dialogu.
Në Klan Kosova, ai ka theksuar se Kurti draftet që i ka pranuar në procesin e dialogut janë më të këqija se të ish kryeministrave të tjerë të vendit.
“Për bindjen tonë të thellë pika më dobët e Albin Kurtit është dialogu, shikojeni në të gjitha drejtimet në terren, në raport me bashkësinë ndërkombëtare e në dialogun e Brukselit, pra draftet që Kurti i ka pranuar janë më të këqija se paraardhësit e tij”, ka thënë Molliqaj.