Modric: Spanja në mesin e favoritëve, por…

Modric: Spanja në mesin e favoritëve, por…

Mesfushori i Kroacisë, Luka Modric, ka folur për ndeshjen debutuese të kombëtares së tij në Kampionatin Evropian që do të jetë kundër Spanjës.

“Është një nga favoritët në këtë turne, një ekip shumë i talentuar. Në të kaluarën bazë ishte Barcelona dhe Real Madridi, por tani është ndryshe, trajneri po u jep më shumë mundësi lojtarëve të tjerë që kanë luajtur shumë mirë këtë vit. Ka diversitet midis të rinjve dhe atyre me përvojë. Do të jetë një duel i vështirë dhe shpresoj se do të bëjmë maksimumin. Nëse e bëjmë ashtu siç dimë, nesër mund të arrijmë një rezultat të madh”, tha ai.

Një Kroaci paksa ndryshe.

“Forca më e madhe e ekipit tonë është uniteti, nuk do të lodhem duke e përsëritur. Kemi ende shumë lojtarë që kanë luajtur në Katar dhe të tjerë më të rinj që kanë treguar se e meritojnë të jenë këtu dhe se mund të bëjnë diferencën. Ata kanë të drejtë të jenë këtu, si ne kur u bashkuam me ekipin kombëtar. Ne jemi të lumtur që Perisic po stërvitet mirë”.

 

Share This