Modriç, i pesti në historinë e Real Madridit

Modriç, i pesti në historinë e Real Madridit

Veterani i kroat Luka Modriç është futur në historinë e Real Madridit.

38-vjeçari u bë lojtari i pestë në historinë e “Los Blancos” për numrin e ndeshjeve të luajtura në Ligën e Kampionëve.

Modriç mbrëmë ishte pjesë e fitores së madrilenëve kundër Union Berlin (1-0), ndeshje kjo e zhvilluar mbrëmë në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Reprezentuesi kroat tashmë është një ikone e gjigantit spanjoll.

Ai me skuadrën spanjolle, ka fituar gjithë trofetë e mundshëm, derisa në aspektin personal ka të fituar edhe ‘Topin e Artë’.

Share This