MKRS-ja ndan 604 tituj librash për 32 biblioteka
Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës është mbajtur ceremonia e shpërndarjes së librave për 32 biblioteka komunale.
Ndarja u bë nga fondi i Ministrisë së Kulturës, Rinës dhe Sportit.
Zëvendësministrja e kësaj ministrie, Daulina Osmani, tha se ky aktivitet është i përvitshëm dhe shërben për pasurimin e fondit bibliotekar në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe më gjerë.
“Mbi 30 biblioteka të Kosovës duke përfshirë edhe bibliotekën e Preshevës, Ulqinit dhe Manastirit nga sot do të kenë nga 604 tituj më shumë në dispozicionin e tyre për lexuesit. Dhurimi i këtyre titujve nga MKRS për bibliotekat e vendit nuk nënkupton vetëm pasurimin e denjë dhe koleksioneve, por nënkupton edhe investim në dije dhe lexueshmëri e në pasurimin e ofertës sonë që ua bëjmë lexuesve dhe adhuruesve të librit”, ka thënë ajo.
Drejtoresha e Komisionit të Librit, Nerimane Kamberi, foli për buxhetin për librin, që sipas saj po rritet çdo ditë.