Mkhitaryan pas fitores ndaj Atletico-s: Ende s’ka mbarur asgjë

Mkhitaryan pas fitores ndaj Atletico-s: Ende s’ka mbarur asgjë

Mesfushori i Interit, Henrikh Mkhitaryan është shprehur i lumtur me fitoren ndaj Atletico Madridit, por ai mendon se ende nuk ka mbaruar asgjë.

Interi mundi Atleticon (1-0), të martën mbrëma në ndeshjen e parë të 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve.

“Kemi krijuar shumë raste kundër një ekipi shumë të fortë dhe për fat shënuam. Ne fituam 1-0 dhe ne do të shkojmë në Madrid, ku atje do ta luajmë edhe një lojë. Ende s’ka mbarur asgjë”, ka thënë Mkhitaryan.

Ai beson se Interi ka potencial të kalojë në rundin tjetër të kësaj garë prestigjioze.

Share This