Mjafton goli i Rashicës, Skënderbeu thyen Partizanin
Skënderbeu ka fituar ndaj Partizanit me rezultatin minimal 1-0.
Një ndeshje intensive dhe me shumë raste nga të dyja skuadrat, por të cilat nuk janë konkretizuar deri në minutën e 82’ të sfidës.
Kjo pasi Liço fiton një 11 metërsh për korçarët dhe Rashica ndëshkon Hoxhën.
Me këtë fitore, Skënderbeu renditet tashmë në vendin e dytë me 12 pikë, një më pak se vendi i parë që është Egnatia, ndërsa të kuqtë e kryeqytetit në vendin e pestë me 8 pikë.