Mjaftojnë Saka-Odegaard, Arsenali i Artetës nis “arratinë”

Mjaftojnë Saka-Odegaard, Arsenali i Artetës nis “arratinë”

Arsenali fitoi 2-1 ndaj Wolvesit, sukses që i mundëson skuadrës së Mikel Artetës të kryesojë Premier League. Triumfe në shtëpi arritën edhe Brentford dhe Burnley.

Gunners zgjidhën gjithçka në pjesën e parë. Bukayo Saka kaloi vendasit në avantazh në minutën e gjashtë, teksa dyfishimi erdhi nga kapiteni Martin Odegaard.

Norvegjezi realizoi një gol shumë të bukur në minutën e 13’. Arsenali menaxhoi avantazhin e dyfishtë deri në minutën e 86’.

Por vetëm kaq, ndeshja përfundoi 2-1 dhe Arsenali e sheh veten i vetëm në krye me 33 pikë.

Në ndeshjet e tjera, Brentford mposhti 3-1 Lutonin, ndërkohë që Burnley i Vincent Kompany i dha fund krizës falë “manitës” 5-0 përballë Sheffield United.

Me këta të fundit që luajtën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Oliver McBurnie në fundin e pjesës së parë.

E shtuna angleze mbyllet me duelet Nottingham Forest-Everton – live në SuperSport 5 (18:30) – dhe Newcastle-Manchester United, që do të transmetohet në SuperSport 3 (21:00).

Share This