Mitrovica mbushet me policë, ata po barten me autobus nga qytetet tjera
Burime të “Jepi zë” marrin vesh se shumë policë nga qytete tjera po dërgohen në Mitrovicë.
Deri te ky vendim ka ardhur për shkak të shpërthimit që ndodhi mbrëmë në kanalin e Iber Lepencit dhe rrezikut për ndonjë incidenti të ri.
Poashtu nga burimet tona merret vesh se zyrtarët policorë nga stacionet tjera po barten me autobus për në qytetin e Mitrovicës.
Një pjesë e tyre pritet të dërgohen në teren për shkak të vizites se kryeminsitrit Kurti ndërsa një pjesë në kampin “Enver Zymberi” në lagjen Bair dhe të presin urdhëra të ri në rast nevoje.
Ndryshe përveç mobilizimit të Policisë, ata tashmë kanë kaluar edhe në orar 12-orësh dhe në gjendje gatishmërie.