Mirlind Daku: Dy ndeshje për misionin e ëmbël
Sulmuesi kosovar Mirlind Daku është ftuar nga Kombëtarja e Shqipërisë për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”.
Kuqezinjtë do të ballafaqohen me Moldavinë me datë 17 nëntor duke filluar nga ora 18:00, ndërsa ndeshjen e fundit të këtij cikli Shqipëria e luan ndaj Ishujve Faroe në “Air Albania” tre ditë më vonë, me fillim nga ora 20:45.
Daku përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale, ka konfirmuar ftesën nga Kombëtarja shqiptare.
“2 ndeshje, për misionin e ëmbël”, ka shkruar Daku.
Shqipëria është afër kualifikimin në EURO 2024, pasi kryeson Grupn E me 13 pikë të tubuara, e ndjekur nga Çekia me dy pikë më pak.
Kombëtares shqiptare i duhet vetëm edhe një pikë në dy ndeshjet e fundit të këtij cikli që edhe matematikisht të sigurojë kualifikimin në Evropianin e ardhshëm.