Mirlind Daku: Do të doja ta mposhtnim Kroacinë
Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, ka thënë se do të dëshironte ta mposhte Kroacinë.
Duke folur për “Sport Elite” në RTK, futbollisti i Rubin Kazan ka thënë se mezi e pret takimin me kombëtaren tjetër ballkanase në Gjermani.
“Këta kundërshtarë janë shumë të vështirë, por besoj që do të kemi edhe ne mundësitë e tona. Unë do të doja ta mposhtim Kroacinë. Ndërsa shpresoj për barazime me Italinë e Spanjën. Mezi pres të takohemi me Kroacinë, sepse kam disa shokë atje pasi kam luajtur atje”, ka thënë ai.
“Shpresoj t’i kalojmë sa më mirë këto ndeshje që i kemi këto ditë dhe të mos kemi lëndime”.