Miratohet draft-rezoluta për Kosovën, kërkohet heqja e masave të BE-së dhe përshpejtimi i njohjes së vendit

Miratohet draft-rezoluta për Kosovën, kërkohet heqja e masave të BE-së dhe përshpejtimi i njohjes së vendit

Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian ka miratuar një draft-rezolutë që mbështet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE dhe kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës. Raportuesi Riho Terras i bëri thirrje shteteve të BE që ende nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë pa vonesa.

Sipas RTK-së, në dokument, mbështetet gjithashtu kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe për t’u bashkuar me NATO-n. Megjithatë, shprehet shqetësim për përparimin e kufizuar në sundimin e ligjit dhe dobësitë në sistemin e drejtësisë, si dhe për situatën e sigurisë në veri të Kosovës.

Parlamenti Evropian gjithashtu mbështet vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke përshëndetur emërimin e Peter Sorensen si emisar të BE-së për këtë proces.

Ky dokument do të diskutohet në seancën plenare të Parlamentit Evropian gjatë verës për miratimin përfundimtar.

Share This