Miqësorja, Egnatia reziston për 80 minuta, Interi e ndëshkon në fund

Miqësorja, Egnatia reziston për 80 minuta, Interi e ndëshkon në fund

Egnatia paguan shtrenjtë mungesën e eksperiencës në arenën ndërkmbëtare duke humbur një ndeshje, e cila edhe pse ishte një miqësore, kishte mjaft vlerë për formacionin sencacion të Superiores të vitit të kaluar.

Sa i përket kronikës në Paolo Mazza të Ferrarës nisi gjithka keq për ekipin e Interit. Në minutën e 6’ Bastoni i dha shansin Duamenës që të ndëshkonte nënkampionët e Europës. Pas këtij episodi zikaltrit morën frenat e lojës në dorë dhe kthyen portën e Sherrit në tabelë qitje. Por për të festuar golin e barazimit vendasit pritën plot 55 minuta kur Nikolo Barela mundi Sherrin me një godiitje kirurgjikale. Kaluan pak minuta dhe miqtë shënuan përsëri gol falë një gabimi të arbitrit Ajroldi, i cili akordoi një penallti bujare pas një prekejeje të topit të Martinez me dorë në zonë. Në pikën e bardhë u prezantua Medeiros, i cili u tregua i saktë duke mposhtur përsëri Zomerin.

Në dhjetë minutat e fundit ishte pikërisht Lautaro Martinez, ai që shënoi dy prej tre golave që i dhanë fitoren 4-2 ekipit të Inzagit, i cili duket se ka gati ekipin për duelin e parë në Serinë A (kundër Monzës). Ndërkohë që ekipi i Egnatias del me nder nga kjo miqësore, të cilës i mori maksimumin.

INTER-EGNATIA 4-2

6′ Duamena (E), 55′ Barella (I), 68′ Medeiros (E, pen.), 80′, 83′ Lautaro Martinez (I, 1 pen.), 90′ Stabile (I)

INTER: 1 Sommer (73′ 77 Audero); 36 Darmian (73′ 31 Bisseck), 6 De Vrij (84′ 44 Stabile), 95 Bastoni; 2 Dumfries (73′ 17 Cuadrado), 23 Barella (84′ 50 A. Stankovic), 20 Calhanoglu (73′ 21 Asllani), 22 Mkhitaryan (73′ 5 Sensi), 32 Dimarco (73′ 19 Lazaro); 10 Lautaro Martinez (84′ 49 Sarr), 9 Thuram (73′ 11 Correa).

Trajner: Inzaghi.

EGNATIA: 1 Sherri; 77 Lila, 13 Malota, 19 Xhemajli; 26 Mamolla, 16 Ndreca, 6 Aleksi, 17 Zejnullai, 11 Medeiros (75′ 27 Isgandarli); 9 Paulauskas, 7 Dwamena (86′ 5 Janku).

Trajner: Tetova.

Share This