Miqësoret e marsit, Nagelsman përballë provës së zjarrit

Miqësoret e marsit, Nagelsman përballë provës së zjarrit

Muaji mars do të jetë një muaj prove për Jualian Nagelsman pasi Federata Gjermane e Futbollit i ka siguruar dy teste mjaft të forta përpara “Gjermani 2024”.  

Më 23 mars Gjermania udhëton drejt Lyonit pasi në orën 21:00 do të ndeshet me nënkampionët e Botës. Ndërsa tre ditë më vonë, më 26 mars në orën 20:45, pret në Frankfurt përfaqësuesen e Holandës.

“Është një start perfekt për vitin e Evropianit. Franca është njëra nga favoritet e turneut dhe shumë e fortë për tu përballur ndërsa Holanda është njhëra nga kombëtaret, të cilat njihen për forcën e tyre në kontinentin tonë”, komentoi Nagelsman.

Mes të tjerash ai komentoi edhe formën e dobët të ekipit. “Të them të drejtën kemi shumë punë për të bërë pasi duhet të ndryshojmë shumë gjëra. Në vitin e fundit e kemi shitur shumë lirë lëkurën dhe do të bëjmë gjithçka kemi në dorë të ndryshojmë”, tha trajneri 37-vjeçar.

Share This