
Ministria e Mbrojtjes: Izraeli vijon sulmet ajrore ndaj objektivave iranianë
Forcat e mbrojtjes izraelite kanë bërë të ditur se po vijojnë sulmet ajrore kundër objektivave ushtarake në territorin iranian.
Në deklaratën e saj zyrtare të shpërndarë për mediat, IDF theksoi se sulmet e Forcave Ajrore Izraelite po vazhdojnë të neutralizojnë kërcënimet që vijnë nga Irani pas kundërpërgjigjes së këtij të fundit mbrëmjen e djeshme, ndërsa deklarata e cila shoqërohet me pamjet ajrore nga operacionet e fundit.
Sipas ushtrisë izraelite, përgjatë natës, dhjetra avionë luftarakë izraelitë të Forcave Ajrore kryen një valë sulmesh ajrore në zonën e kryeqytetit të Iranit, Teheran gjatë natës. Sulmet janë pëqendruar në infrastrukturën iraniane të mbrojtjes ajrore.
“Për herë të parë që nga fillimi i luftës, dhjetëra avionë luftarakë të Forcave Ajrore fluturuan mbi qiellin e Teheranit, më shumë se 1.500 kilometra larg Izraelit, dhe sulmuan sistemet e mbrojtjes në zonën e Teheranit. Ne kemi zgjedhur të veprojmë përballë një kërcënimi ekzistencial për sigurinë e qytetarëve tanë, me profesionalizëm, vendosmëri dhe saktësi, ” është shprehur shefi i IAF Tomer Bar.
Në orët e para të 13 qershorit, Izraeli nisi sulmet ajrore në territorin iranian.
Sulmet raketore rezultuan në vdekjen e shumë zyrtarëve ushtarakë të nivelit të lartë, përfshirë Shefin e Përgjithshëm Stafi i Forcave të Armatosura të Iranit Mohammad Bagheri, Komandanti i Përgjithshëm i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike ( IRGC ) Hossein Salami, Komandant i Selisë Khatam al-Anbiya Gholamali Rashid, gjashtë shkencëtarë bërthamorë dhe disa zyrtarë të tjerë.
Në kundërpërgjigjen e tij, në të po të njëjtën ditë, Irani nisi atë që e quajti Operacionin “Promise True III”, duke lëshuar mbi 150 raketa balistike dhe më shumë se 100 dronë ajrorë ndaj Izraelit, duke goditur edhe përfshirë Tel Avivin. Sulmi shkaktoi viktima civile dhe shkatërrim i gjerë.
/rtsh.al/