20 vjet burgim ndaj të akuzuarit për vrasje në Hajvali
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Shkumbin Kryeziut, duke e dënuar me dënim prej 20 viteve burgin për vrasjen e V.XH, në dhjetor të vitit 2021 në Hajvali.
Aktgjykimi ndaj të pandehurit Kryeziu u shpall të enjten nga kryetari i grupit gjykues, Kushtrim Shyti.
“I pandehuri Kryeziu ngarkohej e së bashku me të miturin A.K., pas mosmarrëveshjeve të mëhershme me tani të ndjerin V.Xh, me dashje që ta privojë nga jeta, në oborrin e shkollës në Hajvali e kishin therur me thika në trup e që si pasojë e plagëve të marra Xh., kishte ndërruar jetë në QKUK.
Gjykatësi Shyti tha se i akuzuari Kryeziu për “Vrasje” dënohet me 19 vjet e 6 muaj burgim, kurse për armëmbajtje pa leje me 1 vit burgim. Ndaj tij, Gjykata shpalli dënim unik me 20 vjet burgim”, raporton “Betimi për Drejtësi”.