Minesota eliminon kampionët në fuqi

Minesota eliminon kampionët në fuqi

Minesota ka arritur një fitore të madhe mbrëmjen e kaluar duke eliminuar kampionët në fuqi të NBA.

Takimi i shtatë i serisë mes T’Wolves dhe Nuggest ishte një histori më vete për mënyrën se si rrodhën ngjarjet.

Denver mbylli dy periodat e para me 15 pikë avantazh. Ndërsa në fillimin e periodës së tretë diferenca shkoi deri në 20 pikë. Kur të gjithë menduan se Minesota do të dorëzohej nisi edhe rikthimi i madh.

Minesota fitoi periodën e tretë dhe të katërt me shifrat 60-32 duke bërë historinë e turneut pasi kurrë më parë një ekip nuk kishte regjistruar të tilla shifra në një ndeshje të shtatë të fazës playoff.

Minesota vuajti në pjesën e parë pasi edhe lideri i saj Entoni Eduards nuk arriti që të dilte në lojën e tij duke shënuar vetëm 4 pikë dhe dhënë 3 asist në 24’ minutat e para.

Në pjesën e dytë “Ant” shënoi 12 pikë dhe dhuroi edhe 4 asists duke dhënë kështu kontribut të rëndësishëm në fitoren e këtij takimi, i cili i dha fund shpresave të Nuggets për të mbrojtur titullin e fituar vitin e kaluar.

Ndeshjet

New York Knicks-Indiana Pacers (Ndeshja 7) 109-130 (3-4)

Denver Nuggets-Minnesota Timberwolves (Ndeshja 7) 90-98 (3-4)

Share This