Milot Rashica asiston, Ernest Muçi shënon, dyshja shqiptare e Besikasit në aksion
Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas, në ndeshje ndaj Alanyaspor, pas një asistimi të Milot Rashicës.
Besiktas ishte duke humbur në shtëpi me rezultat 2-0, kur dyshja shqiptare u lëshua në aksion.
Ermenst Muçi shndërroi në gol një pasim bukur të Milot Rashicës, i cili shërbeu nga e djathta drejt qendrës, ku 22-vjeçari goditi saktë për 2-1.
Ky është goli i dytë për sulmuesin nga Tirana, i cili është përshtatur në mënyrë të shkëlqyer tek Besiktas dhe është kthyer në një titullar.
Muçi u transferua gjatë dimrit nga Legia drejt gjigantëve turq për shifrën e 10 milionë eurove.
Golin e parë në Turqi Muçi e ka shënuar më 25 shkurt në ndeshjen ndaj Istanbulsporit./Telegrafi/