Milani tregon dhembet në start, mposht Bolognan

Milani tregon dhembet në start, mposht Bolognan

AC Milan e ka nisur sezonin 2023/24 me fitore, duke triumfuar në udhëtim te Bologna.

“Rossonerët” ishin më dominues për t’i shijuar pikët e plota pas fitores 0:2.

Bologna e nisi më mirë duke rrezikuar vetëm disa sekonda pasi nisi ndeshja, me Lykogiannis që goditi traversën.

Sidoqoftë, Milan shpejtë mori dominimin për të kaluar në epërsi me anë të qendërsulmuesit Olivier Giroud që u asistua për mrekulli nga Tijjani Reijnders.

Ndërsa, epërsinë e dyfishoi Christian Pulisic që njëkohësisht ishte debutimi zyrtar, me një goditje të bukur pas një asistimi të Pulisicit (21’).

Bologna kishte mundësi për t’u kthyer në lojë por që Ndoye humbi një mundësi të mirë shënimi nga afërsia.

Deri në fund, Milan arriti ta mbajë rezultatin për t’i arkëtuar pikët e plota.

Kësisoj, skuadra e Stefano Piolit mbledhë tre pikë në kampionatin italian për t’u renditur në vendin e pestë derisa Bologna qëndron pa pikë në pozitën e 16-të.

Share This