Milani thyen Rennes-in në Europa League, ja gjitha rezultatet

Milani thyen Rennes-in në Europa League, ja gjitha rezultatet

Europa League luajti këtë mbrëmje ndeshje mjaft interesante. Milan triumfoi pastër 3-0 ndaj Rennes në “San Siro”, duke hipotekuar kualifikimin që në sfidën e parë.

Kuqezinjtë dominuan në pjesën e parë dhe e mbyllën fraksionin në epërsi, falë golit të Loftus-Cheek.

Ky i fundit kompletoi dopietën sapo filloi pjesa e dytë, duke i dhuruar qetësinë e duhur skuadrës. Për të thelluar shifrat edhe më shumë mendoi Leao, në të 50-tën. Mysafirët francez e patën të vështirë të dilnin në lojën e tyre dhe hasën mjaft pengesa.

Për Milanin kualifikimi është thjeshtë formalitet, me Europa League që mbetet objektiv i klubit. Surprizë në Portugali, ku Braga pësoi disfatë 2-4 ndaj Qarabag, ndërsa Benfica-Toulouse përfundoi 2-1.

Në Conference League, Ajax barazoi  në shtëpi me shifrat 2-2 ndaj Bodo/Glimt.

Share This