Milani thyen PSG-n, s’gabojnë favoritët
AC Milan e ka mposhtur PSG-n, me rezultat 2-1, të martën në “San Siro”, duke bërë hapin e madh në garën për të siguruar një vend që dërgon në rundin tjetër të Ligës së Kampionëve.
“Rossonerët” dhe kampionët në fuqi të Francës, u përballen në kuadër të xhiros së katërt në Grupin F të garës më të madhe evropiane në nivel klubesh.
Dueli mes milanistëve dhe parisienëve, ka dhuruar një superndeshje. Skriniar pas nëntë minutash lojë zhbllokojë ndeshje duke kaluar PSG-n në epërsi prej 0-1, derisa tre minuta më vonë shifrat i barazoi Leao, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.
Sfidë joshëse është luajtur edhe në fraksionin e dytë të kësaj ndeshje. Veterani francez Giroud në minutën e 51-të më kokë shënoi golin e fitores për Milanin, e cila tani ka pesë pikë në vendin e katërt, një më pak se PSG që është e dyta.
Në Grupin E, Atletico Madrid deklasoi Celtic-un, me rezultat 6-0, derisa Lazio me rezultat minimal prej 1-0, mundi Feyenordin. Atletico Madrid kryeson grupin me tetë pikë, një më shumë së Lazio.
Duele interesante janë luajtur edhe në Grupin C, ku Manchester City mposhti Young Boys, me rezultat 3-0, derisa Leipzig në udhëtim mposhti Cervena Zvezden, me rezultat 1-2. Kampioni në fuqi i Evropës kryeson grupin me 12 pikë, dhe tashmë City ka siguruar kualifikimin në rundin tjetër të kësaj garë evropiane bashkë me Leipzig që ka nëntë pikë.
Në Grupin H, Porto i ka shkaktuar humbjen e radhës Antwerp-it të Arbnor Mujës. Skuadra portugeze mundi ekipin belg, me rezultat 2-0, dhe tani Porto ka nëntë pikë aq sa ka edhe Barcelona në krye të tabelës.