Milani thyen Empolin e Ismajlit dhe Berishës
AC Milan është treguar skuadër e fortë në duel me Empolin.
“Rossonerët” arkëtuan tri pikë tejet të rëndësishme në garën për kreun e tabelës, duke mundur Empolin, me rezultat 0-3, të dielën në kuadër të Serie A.
Të besuarit e Stefano Piolit gjatë terë ndeshjes, bën lojë më të mirë së skuadra nikoqire, skuadër në të cilën titullar ishte edhe mbrojtësi shqiptar Ardian Ismajli, derisa portieri Etrit Berisha qëndroi në bankinë.
Cheek (11’), Giroud (31’, nga penalltia) dhe Traore (88’), shënuan për fitoren e Milanit, e cila tani ka 39 pikë në vendin e tretë, nëntë me pak se lideri i tabelës, Inter, kurse, Empoli është e parafundit me 13 sosh.