‘Milani nuk e shet Leao-n këtë verë’

‘Milani nuk e shet Leao-n këtë verë’

Gazetari i njohur italian, Nico Schira, ka zbuluar se AC Milan nuk ka ndërmend të shesë yllin e skuadrës, Rafael Leao, gjatë afatit kalimtar të kësaj verë.

Pavarësisht spekulimeve të fundit që e lidhin sulmuesin portugez me klube të mëdha evropiane, Schira thekson se drejtuesit kuqezinj e konsiderojnë Leao-n pjesë thelbësore të projektit dhe nuk duan të heqin dorë nga reprezentuesi i Portugalisë.

Leao ka qenë një nga lojtarët më vendimtarë për Milanin në sezonet e fundit dhe klubi synon ta mbajë atë si pikë referimi në ndërtimin e skuadrës së denje për sezonin e ardhshëm.

Share This