Milani mposht Interin në derbin më të madh italian
AC Milan e ka mposhtur Interin, me rezultat 1-2, të dielën në ‘San Siro’ në derbin më të madh italian.
Dy rivalët e përbetuar në futbollin italian, u përballen në kuadër të javës së pestë në Serie A.
Ballafaqimi mes këtyre dy skuadrave të mëdha në Itali, ka dhuruar një sfidë tejet interesante me raste të shumta dhe me tre gola të shënuara.
Pulisic (10’), zhbllokojë ndeshjen duke kaluar skuadrën ‘Rossonere’ në epërsi prej 0-1.
18-të minuta më vonë, Dimarco barazoi shifrat në 1-1, duke e rikthye në lojë skuadrën e Simone Inzaghit, rezultat më të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.
Lojë dinamike është luajtur edhe në fraksionin e dytë. të dy skuadrat krijuan disa raste të mira, megjithatë, ishte Milani që përmes Gabbia-s (89’), gjeti golin e fitores.
Pas kësaj fitore, Milani ka tetë pikë në shtatë aq sak edhe Interi, derisa tabelën e kryeson Torino me 11 sosh.