Milani mposht Empolin, ngjitët në vendin e dytë

Milani mposht Empolin, ngjitët në vendin e dytë

Milani ka marrë tri pikë të rëndësishme në elitën e futbollit italian, duke mundur Empolin, me rezultat 1-0, të dielën në “San Siro”.

Skuadra e Stefano Piolit, bëri paraqitje të mirë gjatë terë ndeshjes, ani pse milanistët realizuan vetëm një gol.

Ishte Pulisic, i cili shënoi golin e fitores për skuadrën “Rossonere” në minutën e 40-të.

Pas kësaj fitore, Milani ngjitët në vendin e dytë me 59 pikë, derisa tabelën e kryeson Interi me 75 sosh, kurse, Empoli renditet e 16-ta me 25 pikë të tubuara.

 

Share This