Milani merr një fitore spektakolare ndaj Udineses

Milani merr një fitore spektakolare ndaj Udineses

Milani ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4-0 në udhëtim ndaj Udineses në kuadër të javës së 32-të në elitën e futbollit italian.

Mysafirët patën një rast ideal për gol qysh në minutën e parë të takimit me Tijjani Reijnders, por goditja e tij u ndal për mrekulli nga portieri vendas.

Milani kaloi në epërsi në minutën e 42-të përmes Rafael Leaos i cili realizoi një gol tejet të bukur nga distanca për 1-0.

Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë mysafirët dyfishuan epërsinë duke realizuar për 2-0 përmes Strahinja Pavlovic.

‘Rossonerët’ nuk u ndalën më kaq dhe gjetën golin e tretë në minutën e 74-të përmes Theo Hernandez, i cili pas një solo aksioni mposhti portierin e Udineses për 3-0.

Për epilogun përfundimtar të takimit 4-0 u përkujdes Tijjani Reijnders i cili në minutën e 84-të realizoi pas asistimit nga Theo Hernandez.

Të besuarit e Sergio Conceicaos shënuan edhe një gol tjetër në minutën e 85-të me Christian Pulisic, por ai u anulua për pozicion jashtë loje, shkruan telegrafi.

Pas kësaj fitore, Milani shkon në kuotën e 51 pikëve dhe aktualisht mban pozitën e nëntë në renditjen tabelare.

Share This