Milani me përmbysje mposht Cagilarin, ngjitët në vendin e dytë
AC Milan ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Cagliari, në kuadër të xhiros së gjashtë në Serie A.
“Rossonerët” triumfuan me përmbysje nga 1:0 në 1:3, sfidë që e dominuan në të gjitha aspektet.
Cagliari kaloi në epërsi përmes Zito Luvumbo, që realizoi pas një asistimi fantastik të Nahitan Nandez (29’).
Mirëpo, që Milan u këndell shpejtë duke shënuar përmes Noah Okafor që u gjend në vendin e duhur pas një topi të kthyer (40’).
Pesë minuta më vonë, skuadra e Piolit përmbysi rezultatin me Fikayo Tomorin, që gjithashtu realizoi pas një topi të kthyer (45’).
Për fitoren e Milanit u përkujdes mesfushori Ruben Loftus-Cheek me një eurogol nga distanca (60’).
Me këtë fitore, Milan rimerr pozitën e dytë me 15 pikë në tabelë derisa Cagliari qëndron në fund me dy sosh.