Milani kërkon yllin e Stutgartit
Një takim mes drejtuesve kuqezinj dhe atyre të Stutgartit është zhvilluar mëngjesin e sotëm në Casa Milan.
Në tavolinë është diskutuar për Serhou Guirassy, një sulmues nga Guineja, i cili ka shënuar 30 gola në 30 paraqitje këtë sezon.
Milani e ka ndjekur prej disa kohësh dhe tani ai është rikthyer në krye të listës së merkatos, sepse me llogaritë e bëra nga klubi italian është zgjidhja me kosto më të ulët.
Lojtari ka një klauzolë lirimi prej vetëm 17.5 milionë euro. Thelbi, megjithatë, mund të jetë paga më e lartë që ai kërkon, rreth 5 milionë euro. Një shifër që nuk i tremb klubet e pasura të Premierligës, ndërsa në Itali rrezikon të destabilizojë ekuilibrin e grupit të skuadrës.
Shifrat flasin qartë: Guirassy ishte një nga sulmuesit më pjellorë në Evropë: falë 28 golave në Bundesligë ai do të përfundojë i dyti në renditjen e Këpucës së Artë. Emri i tij është ai që ndoshta ngroh më së paku zemrat e tifozëve të Milanit, por nga pikëpamja e ekonomike është një investim me leverdi. /rtsh/