
Milani fiton në transfertë, Como siguron matematikisht qëndrimin në Serie A
Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të ditës së dielë në kampionatin italian. Milani fiton 2-0 në transfertë përballë Venezias, ndërsa Como mposht në shtëpi 1-0 Genoan.
Një gol i shpejtë nga Pulisic në fillim të takimit dhe një “goditje” përfundimtare nga Gimenez: kaq mjaftoi që Milani të pushtonte stadiumin Penzo dhe të merrte në shtëpi tre pikët, duke i dhënë kështu vazhdimësi super performancës në derbin e Kupës së Italisë, pavarësisht një ndeshjeje të ndërlikuar dhe të luftuar kundër Venezias. Djajtë ngjiten në kuotën e 54 pikëve, 5 më pak se vendi i gjashtë (për momentin), ndërsa venecianët mbeten në vendin e tretë të fundit, në pritje të rezultateve të rivalëve të tyre.
Fitorja e katërt radhazi për Comon e Cesc Fabregasit, që në ndeshjen e drekës së kësaj jave të 34-të të Serie A mundi me rezultatin minimal 1-0 Genoan. Vendos goli i Strefezzas fatin e një ndeshjeje argëtuese dhe emocionuese, e luajtur mes dy skuadrave që dolën në fushë me qetësinë e një renditjeje më shumë se pozitive.
Me këtë fitore, lombardët ngrihen në kuotën e 42 pikëve dhe mund të festojnë sigurinë matematikore, duke u vendosur përkohësisht në vendin e njëmbëdhjetë, -1 nga Torino. Humbja e dytë radhazi për ekipin e drejtuar nga Vieira, që mbetet në vendin 13-të me 39 pikë.