Milani ende i pamposhtur në 2024, por…

Milani ende i pamposhtur në 2024, por…

Stefano Pioli analizon barazimin me Bolonjën. Ndërsa trajneri i Bolonjës Tiago Motta kërkon nga Federata italiane VAR-i që të përmirësojë më shumë saktësinë e vendime të tij në fushë.

Milani ndalet në një barazim 2-2 me Bolonjën, në një San Siro të mbushur plot. Por sërish 11-shi i ofruar nga Pioli nuk i kënaqi pritshmëritë e mbi 70 mijë spektatorëve në stadium. Kur janë miqtë që shënojë të parët me Zirkzee. Goli i trondit kuqezinjtë. Giroud gjuan një penallti për t’u harruar. Por në fund të pjesës së parë është Loftus Cheek që shpëton Milanin duke barazuar.

Më pas Leao që përfiton një tjetër 11 metërsh për kuqezinjë. Këtë radhë është Teo Hernandez që gabon nga pika e bardhë. Por anglezi i Milanit me një goditje të fuqishme me kokë shënon dhe 2-1. Një gabim i Terraianos sjell golin e dytë për Bolonjës.

“Ka keqardhje që nuk fituam. Por duhet të mësohemi që të mos dorëzohemi në aspektin e vendosmërisë. Kam parë shumë gjëra pozitive, por edhe një herë treguam se duhet të rritemi me të tjerët. Në barazimin 2-2 bëmë një naivitet që e paguam” – analizoi trajneri Pioli, i cili megjithatë mbetet i pamposhtur në këtë fillim të 2024.

Ndërsa trajneri i Bolonjës, Tiago Motta është tepër i pakënaqur me interpretimet e sistemit Var.

“Kemi bërë një paraqitje të shkëlqyer, jemi shumë të lumtur. Por VAR-i u krijua për të ndihmuar në ecurinë pozitive të ndeshjeve, jo për të shtuar pakënaqësitë në fushë. Zero gabime është e pamundur, por është edhe detyra jonë të diskutojmë me Federatën për përmirësimin e sistemit”.

Share This