Milani e do Szymanski, ja sa kërkon Fenerbahçe
Italia mund të jetë destinacioni i ardhshëm për mesfushorin polak, Sebastian Szymanski.
Sipas medieve italiane, polaku mund të transferohet tek klubi i madh italian, Milan gjatë kësaj verë.
Szymanski po shfaq performancë të lartë këtë sezon të garave me skuadrën turke, dhe tashmë lojtari është duke u vëzhguar nga disa klube të mëdha evropiane përfshirë edhe Milanin.
“Rossonerët” thuhet i kanë ofruar Fenerbahçes 18 milionë euro për polakun, por klubi turk kërkon 10 milionë më shumë.
Negociatat mes dy palëve mësohet se janë duke vazhduar, dhe marrëveshja mes skuadrës italiane dhe asaj turk mund të arrihet brenda pak ditësh.