Milan tregon forcën, djemtë e Piolit fitojnë me përmbysje ndaj Frosinone

Milan tregon forcën, djemtë e Piolit fitojnë me përmbysje ndaj Frosinone

Milan ka mundur të marrë një fitore me përmbysje në transfertën ndaj Frosinone me shifrat 2-3.

Të parët që kaluan në avantazh ishin kuqezinjtë, ku Giroud zhbllokoi rezultatin në minutën e 17’. Nuk vonoi shumë dhe Frosinone rikthen baraspeshën, me Soule i cili shënoi nga pika e bardhë në minutën e 24’.

Gjatë pjesës së dytë, Milan befasohet pasi Frosinone gjen golin e avantazhit me anë të Mazzielli në minutën e 65’.

Megjithatë, djemtë e Piolit nuk u dorëzuan. Në minutën e 72’, Giroud la topin me kokë për Gabbia dhe ky i fundit barazoi shifrat në 2-2. Pranë fundit, Jovic shënoi edhe golin e përmbysjes së madhe në minutën e 81’.

Me këtë rezultat, Milan ndodhet në vendin e tretë me 49 pikë, ndërsa Frosinone në vendin e 14 me 23 pikë.

Share This